Ozil drejt Superligës së Turqisë? Fenerbahce ka në shënjestër lojtarin

Futboll

Ozil drejt Superligës së Turqisë? Fenerbahce ka në shënjestër lojtarin

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:37
Mesut Ozil

Ylli turk, me pasaportë gjermane, Mesut Ozil, është shumë afër që t’i jap fund aventurës së tij në Premierligë.

Mesfushori ka qenë pjesë e Arsenal tash e gjashtë vite, por sezoni i fundit nuk ishte më i miri i mundshëm për të.

Tashmë, Ozil është kthyer në një objektiv të skuadrave nga Superliga e Turiqsë, saktësisht Fenerbahce, raporton ‘TRT Sport’.

Forma jokonsistente e lojtarit sezonin e kaluar ka ngjallur thashethemet për një largim të mundshëm të lojtarit, dhe vendlindja e tij shihet si destinacion i ardhshëm me 51% gjasa.

Paga e lojtarit shihet si pengesa e vetme për një transferim të tillë, pasi ai tek Arsenal fiton rreth 350 mijë funte në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat