Feronikeli drejt Uellsit për mrekulli

Futboll

Feronikeli drejt Uellsit për mrekulli

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:58
Feronikeli drejt Uellsit për mrekulli

Kampioni i Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, është i përgatitur maksimalisht dhe me një motiv shtesë e presin përballjen me ekipin nga Uellsi, në kuadër të rrethit të parë të eliminatorëve për Champions League. 

Skuadra nga Drenasi, prej më të organizuarave në vendin tonë, është e mobilizuar për rezultat pozitiv në stadiumin “Park Hall” në Oswestry, e cila do të zhvillohet pasnesër (me 9 korrik, në orën 20.00). 

Kryetrajneri i ‘Niklit’ Zekirija Ramadani ka punuar me intensitet gjatë gjithë javës për të mënjanuar dobësitë e skuadrës së tij, që u shfaqën në takim me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe me Santa Coloma nga Andorra. 

Në turneun parakualifikues që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Feronikeli në gjysmëfinale kishte mënjanuar me 1:0 Lincoln Red Imps, pastaj në finale me 2:1 Santa Coloman, madje me një futbollist me pak pothuajse tërë pjesën e dytë të takimit, kur Ylli Hoxha u përjashtua me karton të kuq në minutën e 49-të. Kështu që Hoxha do të mungojë në sfidën me skuadrën uellsiane.

Megjithatë, ‘Nikli’ ka sulm mjaft të frikshëm në krye me Kastriot Rexhën, i ndihmuar nga Astrit Fazliu etj.   
‘Nikli’ është i vetmi përfaqësues nga Kosova në garat evropiane, pasi që Prishtina është eliminuar nga Europa League.

Synimi i Feronikelit, me një kryetrajner të vyeshëm siç është Ramadani, është që të kalojnë edhe këtë rreth. TNS, nuk është skuadër e panjohur për ne, e cila vitin e kaluar ishte eliminuar nga Shkëndija e Tetovës.

TNS në Tetovë kishte pësuar fiasko me 5:0 por si vendas ngadhënjeu me 4:0 por nuk i kishte mjaftuar. Duke pasur parasysh vitin e kaluar, andaj TNS pak a shumë dihet se ku janë me cilësi dhe që shpresojmë se Feronikeli do të befasojë me lojë e rezultat, të bëjë mrekulli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat