PSG nuk ndalet

Futboll

PSG nuk ndalet

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:51
Mitshel Baker

Pasi zyrtarizoi ditën e djeshme afrimin e portierit 19-vjeçar nga Çelsi, ditën e sotme ka firmosur me një tjetër 19-vjeçar.

Bëhet fjalë për Mitshel Baker, i cili vjen nga skuadra holandeze e Ajaks, si një transferim i lirë. 

I riu mund të luajë nga të dyja krahët e mbrojtjes, por kryesisht pëlqen krahun e majtë. Holandezi ka nënshkruar një kontratë profesionale 4-vjeçare, me kampionët e Francës.

Ai ka zhvilluar 13 ndeshje në “UEFA Youth League” më Ajaksin, dhe ka përfaqësuar vendin e tij Holandën, në 5 ndeshje për 19-vjeçarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat