Azizi pritet që të jetë të gatshëm për ndeshjen e dytë

Futboll

Azizi pritet që të jetë të gatshëm për ndeshjen e dytë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:03
Azizi pritet që të jetë të gatshëm për ndeshjen e dytë

Kampi stërvitor në Bolu të Turqisë kësaj here ka dalë të jetë i vështirë për futbollistët e Shkupit.

"Në fazën përgatitore që ka filluar nga 24 qershori dukej se gjithçka do të shkojë mirë, por fillimisht gjatë stërvitjeve është lënduar portieri Enes Azizi, më pas në ndeshjen kontrolluese ndaj Mariupolit Besir Iseni ka marrë një lëndim në krah, ndërsa pardje gjatë ndeshjes kontrolluese ndaj rumunëve të Politehnica ka thyer fibulën e këmbës mbrojtësi i talentuar Besir Ramadani.

Që të tre futbollistët do të kthehen në Shkup për të vazhduar mjekimin, ndërsa Iseni dhe Azizi pritet që të jetë të gatshëm vetëm për ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Pyunik-ut në Shkup, ndërsa për Ramadanin do të jetë një pauzë më e gjatë", thuhet nga FC Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat