Skuadra e Manchester City do t’i ofrojë vazhdimin e kontratës mesfushorit brazilian, Fernandinho.
Fernandinho do të jetë pjesë e planeve të Pep Guardiola, edhe përkundër faktit se ‘Citizens’ kanë nënshkruar me Rodri Hernandez.
Veterani brazilian është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe shumë prisnin se ky do të ishte sezoni i fundit tek Man City, pas nënshkrimit të skuadrës me Rodri.
Gjithsesi, trajneri Guardiola ka plane të tjera për mesfushorin brazilian, raporton ‘The Sun'.
Trajneri spanjoll beson se lojtari ka akoma për të dhënë, dhe mund ta përdorë atë edhe në qendër të mbrojtjes.
Fernandinho thuhet se do të pranojë një ofertë për vazhdim kontrate edhe për një vit, afër Krishtlindjes.