Panik tek Napoli

Futboll

Panik tek Napoli

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:03
Kevin Malkuit pati një përplasje me një nga lojtarët e ekipit

Napoli po zhvillon stërvitjen në Dimaro, por diçka që ka trembur të gjithë ka ndodhur gjatë stërvitjes.

Kevin Malkuit pati një përplasje me një nga lojtarët e ekipit dhe ra direkt në tokë, ku në fillim mendohej se ishte pa ndjenja.

Të gjithë i kapi paniku dhe vrapuan, në drejtim të tij. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, situata u normalizua dhe lojtari u ngrit sërish në këmbe duke bërë stërvitje të  lehtë si fillim. 

Pasi u ngrit, Malkuit falënderoi të gjithë, dhe tregoi se ishte vetëm një goditje dhe asgjë më shumë. Më pas mbrojtësi filloi stërvitjen me grupin tjetër, duke lënë anash goditjen e marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat