Çka flitet për Strakoshën?

Futboll

Çka flitet për Strakoshën?

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:25
Çka flitet për Strakoshën?

Ka qenë një sezon i mirë ky i fundit për portierin e Kombëtares,Thoma Strakosha. Por një dëmtim që pësoi në finalen e kupës, e detyroi të luante me injektues gjatë pjesës së mbetur të sfidës.

Ky dëmtim tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe drejtuesit e klubit të Lazios i kanë dhënë portierit disa ditë më tepër pushim, që ai të rikuperohet totalisht, transmeton KJ.

Strakosha do të grumbullohej me ekipin në datën 12 korrik, por dëmtimi në ‘tendinën akilit’, i ka bërë drejtuesit ta shtyjnë për në datën 16 korrik, ditë që do të kryhen edhe testet mjekësore për të gjithë skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat