Peruja kërkon mrekullinë ndaj Brazilit

Futboll

Peruja kërkon mrekullinë ndaj Brazilit

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:27
Peruja kërkon mrekullinë ndaj Brazilit

Një finale e rigjetur pas 44 vitesh, një arritje historike e fituar falë një udhëtimi “magjik”. Këtë term nuk po e përdorim në mënyrë rastësore për Perunë, të cilës i janë dashur edhe disa rituale dhe besëtytni për t’u rikthyer për herë të dytë në finalen e Kupës së Amerikës.

Meritë për këtë ka edhe një magjistar profesionist, një histori klasike ameriano-jugore. E quajmë “El Mago Plomo” dhe që nga viti 2015 ndjek Kombëtaren e Perusë, në të gjitha aventurat e saj, një lloj fatsjellësi duke parë edhe rezultatet e fundit, një dallgë “energjie pozitive”, siç i pëlqen atij që të deklarojë shpesh, pasi ka ndihmuar skuadrën në arritjen e këtyre rezultateve fantastike. Dhe një prej magjive të tij ia bëri Kristian Kuevas, një prej simbolëve të përfaqësueses peruane dhe një prej miqve të tij më të mirë.

Kuevas i luan ndeshjet me një letër bixhozi franceze, saktësisht me tetën karro, të cilën e mban të fshehur pranë palestrinave. Në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, mes Kilit dhe Perusë, kjo letër magjike u dallua qartësisht, si rrjedhojë e transparencës së getave të futbollistit, një ritual që Kuevas e kryen prej katër vitesh, përpara të cilave, magjistari Plomo ia “bekon” dhe më pas ia dorëzon për t’i sjellë fat. Dhe deri më sot, duket se gjithçka ka funksionuar, pasi janë rezultatet që i japin të drejtë, aq sa në përfundim të fitores së pastër kundër Kilit, Kuevas shkoi poshtë tribunës ku magjistari ishte ulur dhe i dhuroi fanellën e tij.

Fitorja kundër Kilit kishte një domethënie historike, pasi ata janë përjetësisht armiqtë e Perusë dhe ai sukses i kësaj gjysmëfinaleje ishte hakmarrja për eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës së vitit 2015. Ky sukses erdhi edhe pas një paraqitjeve madhështore, bindëse, e shtyrë ndoshta, për të gjithë ata që besojnë në këto rite, edhe nga një letër magjike, një letër fatsjellëse, që me siguri, Kuevas do ta ketë në palestrinat e tij sepse pikërisht kundër Brazilit vendas, shpresohet që magjia të funksionojë vërtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat