Trembet Napoli, Atletico Madrid gati t’i rrëmbejë James Rodriguez

Futboll

Trembet Napoli, Atletico Madrid gati t’i rrëmbejë James Rodriguez

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:43
James Rodriguez

Mes Napolit dhe James Rodriguez futet në mes Atletico e Madridit.

Tratativat mes klubit të kaltër dhe përfaqësuesve të yllit kolumbian kanë ngecur pasi James është shndërruar në një objektiv të madh në merkato edhe për Realin e Madridit.

Sipas lajmeve që vinë nga Kolumbia vetë futbollisti preferon qëndrimin në Spanjë dhe shikon me sy më të mirë kalimin te Atletico e Madridit sesa transferimin te Napoli pavarsisht relatave të shkëlqyera që ka me trajnerin Carlo Ancelotti.

Për të mbyllur marrëveshjen me Realin e Madridit që zotëron kartonin e James Rodriguez, drejtuesit e Atleticos po presin shitjen e Griezmann te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat