KF Ferizaj zyrtarisht kalon në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës

Futboll

KF Ferizaj zyrtarisht kalon në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Klubi i futbolli i Ferizajt ka kaluar në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës, Brian Christopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë, në një ceremoni zyrtare sot pasdite në kryeqytet.

Klubi i Ferizajt është privatizuar përfundimisht. Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj është bërë me kryesi stabile dhe problemet financiare do të marrin fund.

Ashtu siç njoftoi klubi në Facebook, në ceremoninë e mbajtur sot në kryeqytet, është kompletuar me sukses privatizimi i klubit elitar.

Në krye të Ferizajt ka ardhur legjenda e futbollit anglez, Brian Deane dhe disa investitorë vendor.

Sipas drejtuesve të klubit, Ferizaj do të jetë super fuqi në futbollin viteve të ardhshme.

Klubi bardhekaltër tanimë ka nisur kontaktet me disa yje të Superligës së Kosovës.

Edicionin e kaluar, skuadra e Bylbyl Sokolit u rendit në vendin e pestë në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat