Matthaus reagon pas zërave se Neuer mund të ndërrojë skuadër

Futboll

Matthaus reagon pas zërave se Neuer mund të ndërrojë skuadër

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:52
Manuel Neuer

Agjenti i Manuel Neuer së fundmi ka nxitur shumë reagime duke thënë se klienti i tij mund të ndërrojë skuadër.

Zërat për një largim të mundshëm të Neuer nga Bayern Munich nuk i kanë pëlqyer aspak legjendës gjermane të futbollit, Lothar Matthaus.

Matthaus së fundmi ka akuzuar kapitenin e bavarezëve për sjellje të pahijshme, pas komenteve për të ardhmen.

“Sjellja e tij është totalisht e papranueshme. Si kapiten i Bayernit, ai duhet të flas me skuadrën për problemet që ka” ka thënë Matthaus për ‘Bild".

Bayern do të fillojë fazën përgatitore për sezonin 2019/20 me një miqësore ndaj Arsenal, të mërkurën e 17 korrikut, në Kaliforni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat