Zlatan Ibrahimovic ka lëshuar edhe një ‘perlë’ nga ato të stilit ‘Zlatan’.
Ibrahimovic së fundmi ka zgjedhur 11-ën ideale sipas tij, dhe për çudi, aty nuk ka vend për emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Pele apo Maradona.
Sigurisht që jo, pasi Zlatan ka zgjedhur 11 herë vetën e tij në formacionin më të mirë.
Dilema e tij kryesore sipas mbishkrimit në ‘Twitter’ është trajneri. “Kam dyshime për trajnerin, ndoshta do të jetë Zlatan”, ka shkruar lojtari.
Ibra po vazhdon shkëlqimin e tij në MLS, ku në 15 ndeshjet e para të sezonit ka shënuar 13 gola.