Fernandes dëshiron vetëm një skuadër, pret me padurim ofertën

Futboll

Fernandes dëshiron vetëm një skuadër, pret me padurim ofertën

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:30
Bruno Fernandes

Një nga mesfushorët me vëmendjen më të madhe aktualisht, Bruno Fernandes, duket se ka vetëm një skuadër në mendje.

Ylli i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, e ka në mendje skuadrën e Manchester United, dhe po e pret me padurim ofertën e ‘djajve të kuq’.

Lojtari ka pasur një sezon të madh me skuadrën portugeze, duke tërhequr vëmendje të madhe nga Evropa, si dhe duke fituar një vend në kombëtare, ku më pas triumfoi në Ligën e Kombeve.

Bruno mund të jetë transferimi më i ri në ‘Old Trafford’, me raportimet e ‘Correio de Manha’ që bëjnë të ditur se United do të nis bisedimet me një ofertë prej 55 milionë eurove.

24 vjeçari thuhet se ka vetëm Man Utd në zemër, por klubi i tij mund të hap telashe pasi e vlerësojnë atë me 70 milionë.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje për transferimin e Bruno Fernandes në ‘Old Trafford’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat