Dani Alves lojtari i parë që fiton 40 trofe

Futboll

Dani Alves lojtari i parë që fiton 40 trofe

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:59
Dani Alves

Alves është bërë lojtari i parë në botë që ka fituar 40 trofe.

Me fitoren e Brazilit të shtunën ndaj Perusë (3-1), braziliani arriti të thyejë një rekord që askush nuk e ka bërë më herët.

Ai ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy herë Europa Ligën, katër herë Supërkupen, tri herë Kupën e Botes, një herë Seria A, një herë Kupën e Italisë, gjashtë herë La Ligën, pesë herë Supërkupen e Spanjës, pesë herë Kupa Del Rey, dy herë Ligue 1, dy trofe të kampionëve, një herë kupën e Frances, një herë kupën e La Ligës, dy herë kupën e konfideratava dhe dy herë kupën e Amerikës.

Lojtarit i mungon vetëm Kupa e Botës, por Dani Alves nuk njeh kufij, ndoshta mund t’ia dalë ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në futbollit pas një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat