Festim Alidema i Llapit karrierën do ta vazhdojë në Kroaci

Futboll

Festim Alidema i Llapit karrierën do ta vazhdojë në Kroaci

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:57
Festim Alidema

Tashmë është zyrtarizuar kalimi i top-sulmuesit të Llapit, Festim Alidema te ekipi kroat NK Slaven Belupu.

Klubi llapjan ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook se Alidema nesër do të marrë rrugë për në Kroaci, derisa sot do të përshëndet me lojtarët dhe tifozët llapjanë.

“Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites, pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re. Festimi do ti mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, kurse klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane!”, ka njoftuar klubi.

Ndryshe, Festim Alidema shkëlqeu sezonin e kaluar me Llapin duke shënuar 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat