PSG dhe Manchester United në luftë për mesfushorin e Lazios

Futboll

PSG dhe Manchester United në luftë për mesfushorin e Lazios

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:15
PSG dhe Manchester United

Dy skuadrat e mëdha evropiane kanë nisur bisedimet me Lazion për lojtarin Milinkovic- Savic.

Siç shkruan Corriere Dello Sport, të dy skuadrat tanimë kanë filluar bisedimet me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare për shërbimet e serbit.

Djajtë e Kuq e shohin mesfushorin e Lazios si zëvendësues të Pogba i cili duket se i ka ditët e numëruara në Old Trafford.

PSG është gjithashtu e interesuar për Milinkoviç-Savic, i cili ndihmoi Lazion të fitojë Kupën e Italisë sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat