Skuadra angleze kërkon të përforcohet në çdo repart për sezonin e ardhshëm.
Sipas The Sun, drejtuesit e United duan të afrojnë edhe se paku 3 lojtarë në skuadër.
Menaxheri Ole Gunnar Solksjaer dhe lojtarët e tij aktualisht gjenden në Australi për turneun e para sezonit, por edhe po punojnë për transferimet e reja.
Një mesfushor qendror dhe një mbrojtës besohet të jenë kërkesat kryesore të teknikut të Manchesterit dhe në skuadër pritet të transferohet edhe një sulmues si zëvendësues i Romelu Lukaku, nëse ai vendos të largohet tek Interi.