Lajme të mira për Barcelonën

Futboll

Lajme të mira për Barcelonën

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 18:15
Ousmane Dembele

Barcelona është në kërkim të forcimit të ekipit të tyre në mënyrë të konsiderueshme këtë verë dhe Ousmane Dembele është shumë i vetëdijshëm se konkurrenca për një vend në formacion do të jetë më e madhe se kurrë më parë, kështu që ai është rikthyer më herët në stërvitje.

Antoine Griezmann dhe Neymar kanë qenë të lidhur me transferimet në ‘Camp Nou’, gjë që do ta linte Dembelën jashtë formacionit me shumë mundësi.

Si e tillë, Dembele po kërkon t’i lë pas të gjitha sjelljet joprofesionale në të kaluarën dhe ai u shfaq në kompleksin e trajnimit Joan Gamper Sport të hënën në mëngjes për të filluar stërvitjet një javë më herët se sa kërkohet zyrtarisht, sipas Cadena Ser.

I njëjti burim ka konfirmuar se francezi i ka kërkuar klubit që t’i ofrojë atij një fizioterapist dhe një trajner të fizikut me të cilin mund të punojë nga afër.

Secili prej dy sezoneve të Dembele me ‘Blaugranët’ është shkatërruar nga lëndimet dhe kjo është mënyra e tij për të siguruar që e njëjta gjë të mos ndodhë me edicionin e tij të tretë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat