Milani e sjell në Kosovë trofeun e Championsit - Bota Sot
Milani e sjell në Kosovë trofeun e Championsit

Futboll

Milani e sjell në Kosovë trofeun e Championsit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 18:17
Milani

Gjiganti italian, AC Milan do ta sjellë në Kosovë trofeun e Champions Leagues pasi të zbarkojë në vendin tonë më 10 gusht, kur edhe do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me kampionin e Kosovës, Feronikeli

Milani do ta vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm, kur do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Feronikelin më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me vete, gjiganti italian do ta sjellë në vendin tonë edhe njërin prej 7 trofeve të Champions Leagues.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania “AS Events”, e cila e ka mundësuar ardhjen e “Rossoneri” në Kosovë me ndërmjetësimin e saj me të dyja klubet.

Gjithashtu, kjo kompani ka njoftuar se sot ka nisur shitja online e biletave për miqësoren e madhe që do të luhet në kryeqytet.

“Për të gjithë ata tifozë të cilët do të jenë prezentë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta kenë mundësinë ta shohin për së afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Champions Leagues live në Prishtinë. Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun e mëposhtëm. http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, ka njoftuar kjo kompani.

Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 85, 115 dhe 155 euro.

Tifozët janë ankuar për çmimin e biletave, i cili është konsideruar si mjaft i lartë për standardin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...