Reagon babai i Neymar: “PSG ishte në dijeni”

Futboll

Reagon babai i Neymar: “PSG ishte në dijeni”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:13
Neymar me babain

Babi i Neymar ka reaguar ashpër ndaj PSG-së, pasi kjo e fundit paralajmëroi masa ndëshkimi për ish-talentin e Barcelonës.

Paris Saint Germain doli me një reagim zyrtar gjatë ditës së hëne, pasi Neymar Junior nuk u grumbullua me të tjerët në stërvitjen e parë parasezonale.

“Neymar nuk është shfaqur në stërvitje në kohën dhe vendin e rënë dakord, ai nuk ka marrë leje nga personat e autorizuar nga klubi. PSG-së i vjen keq për këtë situatë dhe do të marrë masat e duhura ndaj tij”, shkruhej në deklaratën e klubit në faqen zyrtare.

Menjëherë nisen spekulimet se Neymar s’dëshron të kthehet më në Paris, pasi synon transferimin te Barcelona. Por, duket se Neymar nuk është grumbulluar për shkak të obligimeve me sponsorët e tij dhe sipas babait të brazilianit, PSG-ja ka qenë në dijeni për këtë.

“Arsyeja e mungesës është e ditur. Është prej më shumë se një viti që angazhimi në “Institutin Neymar Junior” është në rend dite dhe nuk mund të ndryshohej. Pa polemizuar them se PSG ishte në dijeni se Neymar do të rikthehej më datën 15 korrik”, citohet babai i Neymar nga media braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat