Juventus u mbyll derën blerësve: Ai lojtar është i parekshëm - Bota Sot
Juventus u mbyll derën blerësve: Ai lojtar është i parekshëm

Futboll

Juventus u mbyll derën blerësve: Ai lojtar është i parekshëm

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:26
Juventus

Mbrojtësi brazilian Alex Sandro është i paprekshëm. Ai do të qëndrojë te Juventusi deri në fund të kontratës, deri në vitin 2023.

Klubi juventin ka mbyllur çdo hapësirë në lidhje me largimin e mundshëm të 28-vjeçarit brazilian, që për bardhezinjtë është i pashitshëm. Për të çdo ofertë do të refuzohet.

Alex Sandro ka kërkesa të shumta në merkato. Çdo verë ai është kërkuar nga skuadrat “big” të Europës, por braziliani nuk do të lëvizë nga Torino.

Në 4 sezone që luan me Juventusin, mbrojtësi ka realizuar 10 gola në 157 ndeshje, duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

Edhe te skuadra e trajnerit të ri Maurizio Sarri ai do të jetë një nga pikat kyçe. Një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë, ndaj dhe për Juven ai nuk do të largohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...