Wilfried Zaha jo më në planet e Arsenal tjetër lojtar në fokus - Bota Sot
Wilfried Zaha jo më në planet e Arsenal tjetër lojtar në fokus

Futboll

Wilfried Zaha jo më në planet e Arsenal tjetër lojtar në fokus

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 08:06
Wilfried Zaha

Arsenal deri më tani ka qenë i “etur” që ta transferoj sulmuesin Zaha, por siç duket tani ka hequr dorë nga ai, dhe është fokusuar në një tjetër lojtar.

Trajneri i Arsenalit Unai Emery është një admirues i madh i anësorit të Bournemouth Ryan Fraser, andaj ai dëshiron të transferojë 25-vjeçarin.

Daily Star raporton se drejtuesi i Gunners ishte i impresionuar me shfaqjet e Fraser për Bouremouth sezonin e kaluar.

Emery tani është fokusuar në Fraser në vend të Zaha, ndërsa ai duket si një opsion për të forcuar një pozicion kyç në ekipin e tij.

Fraser ka vendosur të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme, kështu që skocezi mund të jetë në dispozicion për të nënshkruar një marrëveshje në afatin aktual të transferimeve.

Anësori i Bournemouth shënoi shtatë herë dhe bëri 14 asistime në Premierligë sezonin e kaluar për të përfunduar si krijuesi i dytë më i lartë i divizionit.

Arsenali ka nënshkruar me vetëm një lojtar në afatin e transferimeve të verës, ata bënë një marrëveshje me 18-vjeçarin Gabriel Martinelli nga Ituano në një transferim prej £ 5m.

Arsenal përfundoi në vendin e pestë sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...