James tek Napoli është punë e kryer

Futboll

James tek Napoli është punë e kryer

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:26
James Rodriguez

Napoli është në fazën përfundimtare të transferimit për James Rodriguez.

Drejtusi sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli dhe agjenti Jorge Mendes vizituan sot Real Madridin.

Atletico Madrid mbetet i interesuar, por Napoli beson se James ka zgjedhur klubin italian dhe mundësinë për të punuar përsëri me Carlo Ancelottin.

Ata shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen gjatë ditëve të ardhshme, sidomos kur Presidenti Aurelio De Laurentiis sapo ka mbërritur me skuadrën në parapërgatitjet sezonale.

Los Blancos po i kërkojnë 42 milionë euro nga shitja e kolumbianit, pasi nuk është në planet e Zinedine Zidanes, e që thuhet se marrëveshja është në prag të finalizimit.

Në mes tjerash, mediumi italian raporton se në marrëveshje mund të jetë edhe opsioni i huazimit të James Rodriguez me të drejt blerje të kartonit në fund të sezonit 2019/20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat