Reprezentuesi i Kosovës në klubin turk: Erdha për të kënaqur tifozë të çmendur

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në klubin turk: Erdha për të kënaqur tifozë të çmendur

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:28
Reprezentuesi i Kosovës në klubin turk: Erdha për të kënaqur tifozë të çmendur

Shqiptari i Kosovës, Donis Avdijaj do të vazhdojë karrierën te Trabzonspori në kampionatin turk. 22-vjeçari është prezantuar te klubi i ri, duke nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e skuadrës holandeze Uillem II, teksa u përjashtua për arsye disiplinore. Në një prononcim për mediat pas firmës me klubin e ri, Avdijaj u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub me tifozë madhështorë si Trabzonsport ku mund të tregoj aftësitë e mia. Erdha këtu për të kënaqur këta tifozë të çmendur.

E di mirë kualitetin e madh të ekipit, gjithashtu jam në dijeni se lojtarëve të rinj u jepet mundësia të tregojnë veten këtu, prandaj kam zgjedhur Trabzonspor. Falënderoj Zotin, pastaj familjen dhe miqtë e mi”. Bile edhe Bardh Geci, miku i afër me prindin e Donisit, është i lumtur dhe tha se është një hap i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat