Milani merr me vete diçka domethënëse për Kosovë - Bota Sot
Milani merr me vete diçka domethënëse për Kosovë

Futboll

Milani merr me vete diçka domethënëse për Kosovë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:02
Milani e merr vete diçka domethënëse për Kosovë

Gjiganti italian, AC Milan do ta sjellë në Kosovë trofeun e Champions Leagues pasi të zbarkojë në vendin tonë më 10 gusht, kur edhe do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me kampionin e Kosovës, Feronikeli.

Me vete, gjiganti italian do ta sjellë në vendin tonë edhe njërin prej 7 trofeve të Champions Leagues.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania “AS Events”, e cila e ka mundësuar ardhjen e “Rossoneri” në Kosovë me ndërmjetësimin e saj me të dyja klubet.

Gjithashtu, kjo kompani ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për miqësoren e madhe që do të luhet në kryeqytetin kosovar.

“Për të gjithë ata tifozë të cilët do të jenë prezentë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta kenë mundësinë ta shohin për së afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Champions Leagues live në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...