Romakët sërish në sulm për lojtarin e Leverkusenit.
Drejtuesit e klubit të Romës po përgatisin një ofertë të re për Leon Bailey, shkruan Futboll Italia, përcjellë KosovaPress.
Klubi italian ka ka synuar 21-vjeçarin për një kohë të gjatë dhe tashmë janë të prirur ta nënshkruajnë atë si një zëvendësim për Stephan El Shaaraëy, i cili u transferua në Kinë javën e kaluar.
Por klubi gjerman, Leverkusen thuhet se e vlerëson lojtarin me 40 milion euro dhe kjo është pengesa e vetme për drejtuesit e klubit romak.