Drita nuk ndalet, prezanton transferimin e radhës

Futboll

Drita nuk ndalet, prezanton transferimin e radhës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:09
Foto

Klubi i Futbollit Drita ka vazhduar përforcimet për këtë afat kalimtar veror.

Edhe pse është ditur ditë më parë, se Donat Hasanaj do ta vazhdojë karrierën tek klubi gjilanas, Drita vetëm sot ka zyrtarizuar transferimin e tij.

Ata e kanë bërë të ditur një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, transmeton KosovaPress.

20 vjeçari më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës, ku ditë më parë ka shkëputur kontratën me kryeqytetasit.

Hasanaj është pjesë edhe e kombëtares U21 të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat