PSG gjen zëvendësuesin e Neymar

Futboll

PSG gjen zëvendësuesin e Neymar

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:22
Pepe

Klubi i Paris Saint Germain,e pranoi publikisht me anë të drejtorit të saj sportiv, Leonardo, se Neymar mund të largohet nga ekipi ‘parisien’.

Por klubi i PSG është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij. “France Football” ka arritur të zbulojë, se kampionët e Francës janë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes në “Parc des Prince” lojtarin e skuadrës së Lille ,Nicolas Pepe.

Sulmuesi 24-vjeçar ka bërë një paraqitje të shkëlqyer sezonin e fundit, me 22 gola në 37 ndeshje në Ligue 1. Ekipi i Lille ka kërkuar 90 milion euro për kartonin e Pepe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat