Transferimi i Joao Felix te Atletico, ja kush luajti rol kyç

Futboll

Transferimi i Joao Felix te Atletico, ja kush luajti rol kyç

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:10
Foto

Është zbuluar se aksioneri i Atletico Madridit Idan Ofer luajti një rol kyç për të sjellë Joao Felix në ‘Wanda Metropolitano’.

Biznesmeni izraelit zotëron 32 për qind të klubit spanjoll dhe luajti një rol jetësor në sigurimin e transferimit të yllit portugez.

Këtë e ka zbuluar Antonio Ruiz, i cili ka thënë se reputacioni i Ofer dhe ‘muskujt financiar’ ndihmuan klubin të paguajë 126 milionë euro për Benficën.

Ofer është, sipas Forbes, personi i 394 më i pasur në botë.

U zbulua gjithashtu se Atletico Madrid pagoi vetëm 30 milionë euro dhe se lojtari ka vendosur të qëndrojë në kompleksin La Finca, ku jetojnë shumë futbollistë të tjerë me prindërit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat