United dhe Arsenal sytë ka Lemina - Bota Sot
United dhe Arsenal sytë ka Lemina

Futboll

United dhe Arsenal sytë ka Lemina

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:04
Lemina

Manchester United, Arsenal dhe Leicester City janë duke e shikuar mesfushorin e Southamptonit, Mario Lemina.

Lemina erdhi nga Juve sezonin e kaluar, mirëpo lëndimi bëri që ai të mos mund të luajë.

Trajneri i Southanpton, Ralph Hassenhuttl i ka thënë mesfushorit të largohet këtë verë.

“Kam edhe tri vite të tjera në kontratë, por është e vërtetë që do të largohem. Katër muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua për shkak të lëndimit, trajneri mori krejt ekipin e tij, unë dua t’ia filloj një aventurë të re”, deklaroi ai.

Lemina tha se ka raporte të mira me klubin dhe nëse nuk i pëlqen plani për sezonin e ardhshëm mund të largohet.

“Ata po më japin mundësinë që të largohem”, përfundoi Lemina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...