Marrëveshje e kryer, Jeison Murillo rikthehet në Serie A

Futboll

Marrëveshje e kryer, Jeison Murillo rikthehet në Serie A

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:31
Jeison Murillo

Dy vite në Serie A tek Inter, një vit e gjysmë tek Valencia dhe 6 muaj tek Barlcelona janë një “CV” e pasur për Jeison Murillo, por askund nuk gjeti hapësirë për të luajtur rregullisht dhe për të ecur përpara.

Valencia disponon kartonin e mbrojtësit kolumbian, që sipas “Sky Skport” ka arritur marrëveshjen me Sampdoria për t’u rikthyer sërish në Itali.

27-vjeçari do të huazohet për një sezon, që do i kushtojë 2 milionë euro klubit nga Xhenova dhe kanë të drejtë ta blejnë për 12 milionë të tjera në fund të sezonit 2019-20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat