Operacioni kundër dopingut, arrestohen 234 persona - Bota Sot
Operacioni kundër dopingut, arrestohen 234 persona

Futboll

Operacioni kundër dopingut, arrestohen 234 persona

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:51
Operacioni kundër dopingut, arrestohen 234 persona

Ka përfunduar me sukses një operacion i gjerë policor, i quajtur “Viribus”, i cili kishte si synim luftimin e trafikimit të paligjshëm të substancave doping, në nivel global dhe përdorimin e tyre në garat sportive.

Është shkatërruar një organizatë dedikuar trafikut ndërkombëtar të substancave doping, që vepronte në Itali dhe Rumani. Në këtë operacion janë sekuestruar sasi të mëdha të substancave doping dhe ilaçeve të falsifikuara që do të përdoreshin nga sportistët.

Ky operacion u nis në tetor të 2018-ës, dhe u mbështet nga të gjitha shtetet e BE , SHBA, Zvicra, Shqipëria, Kolumbia e disa të tjera. Aktivitetet kundër dopingut kundër atletëve profesionistë, të kryera “në dhe jashtë konkurrencës”, lejuan të testonin mbi 600 atletë, nga të cilët 19 ishin pozitivë.

Në përgjithësi operacioni bëri të mundur shpërbërjen e 17 grupeve kriminale, të dedikuara trafikimit ndërkombëtar të substancave të dopingut. Gjithashtu policia arriti të arrestojë 234 njerëz, u shkatëruan 9 laboratorë droge si dhe u kapën mbi 3.8 milionë substanca doping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...