Pasi dështoi me blerjen e De Ligt, Barça i vë syrin mbrojtësit të Man United

Futboll

Pasi dështoi me blerjen e De Ligt, Barça i vë syrin mbrojtësit të Man United

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:57
Victor Lindelof

Victor Lindelof mesa duket është në radarët e Barcelonës. Pasi dështoi me blerjen e Matthijs de Ligt, katalanasit kanë kërkuar informacione për mbrojtësin suedez të Manchester United. 

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka përdorur blerjen e Frenkie de Jong si një mundësi për të kontaktuar edhe mbrojtësin e United, sepse të dy kanë të njëjtin agjent. 

Agjenti i Lindelof ka insistuar se e ardhmja e lojtarit është në duart e Djajve të Kuq, me klubin që refuzon të hyjë në negociata për shitjen e 24-vjeçarit. 

Suedezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij në Old Trafford, me opsion për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat