West Ham bën numra me pagesën e klauzolës, Valencia "i rrëmben" yllin e La Ligas!

Futboll

West Ham bën numra me pagesën e klauzolës, Valencia "i rrëmben" yllin e La Ligas!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:17
Maxi Gomez

Sipas "Sky Sports UK", e ardhmja e Maxi Gomez, sulmuesi i  Celta Vigos dhe ndër më të kërkuarit, pritet të jetë sërish në... Spanjë! West Ham, që dukej sikur kishte parakaluar Valencian për afrimin e tij, duke u shprehur e gatshme të paguante 50 mln eurot e klazuolës për prishje kontratë, ka ngecur sërish.

Këtë herë, jo sepse nuk është e i nteresuar, por sepse skuadra londineze ka kërkuar që pagesa të bëhet në disa këste dhe me kushte që nuk i  kanë pëlqyer aspak ekipit të Celtas. Tani, për këtë arsye, kalimi i  tij te Valencia duket opsioni më i  mundshëm.

Valencia nuk paguan klauzolën, por ofron para dhe një futbollist (Santi Mina). Futbollisti pritet në Spanjë për të kryer transferimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat