Zyrtare: Real Madridi e huazon Luca Zidanin në Racing Santander

Futboll

Zyrtare: Real Madridi e huazon Luca Zidanin në Racing Santander

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Real Madridi e ka huazuar Luca Zidanin në Racing Satander, ku do ta kalojë sezonin 2019/20.

Luca, djali i trajnerit Ziendine Zidane, i bëri 30 paraqitje në portën e Real Madrid Castilla sezonin e kaluar, duke e rujtur portën të paprekur në nëntë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Ai luajti një ndeshje si titullar për Real Madridin në fitoren 3:2 kundër Huescas në La Liga në mars.

21-vjeçari tani i bashkohet klubit të sapo promovuar në Segunda Division, nivelin e dytë të futbollit spanjoll, ku do ta kalojë një sezon për t’u zhvilluar para se të kthehet në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat