Interi nuk heq dorë nga Lukaku

Futboll

Interi nuk heq dorë nga Lukaku

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 00:37
Romelu Lukaku

Inter raportohet se kanë vendosur të bisedojnë me Manchester Unitedin për transferimin e Romelu Lukakut.

Sipas Sky Sports, skuadra e Interit vazhdon të ketë interesim në sulmuesin belg.

Në anën tjetër, Manchester United vazhdon të kërkojë 80 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, i cili veç ka filluar përgatitjet me skuadrën në fazën para sezonale.

Inter e konsideron Lukakun si zëvendësim të denjë të Mauro Icardit, që mund të transferohet te Napoli.

Për Lukakun në Itali nuk është vetëm Interi, pasi ditëve të fundit interesim ka zgjuar edhe Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat