Superliga ia sheh hajrin Feronikelit, rritet koeficienti në renditjen e UEFA-s

Futboll

Superliga ia sheh hajrin Feronikelit, rritet koeficienti në renditjen e UEFA-s

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:09
Feronikeli

Superliga e Kosovës ka pësuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit.

Pas barazimit të djeshëm të kampionit të Kosovës ndaj TNS në Uells, është rritur koeficienti i Kosovës në renditjen e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të.

Image

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Feronikelit dhe TNS zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat