Piatek e nis me një ndryshim të madh sezonin e ri - Bota Sot
Piatek e nis me një ndryshim të madh sezonin e ri

Futboll

Piatek e nis me një ndryshim të madh sezonin e ri

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:28
Krzysztof Piatek

Krzysztof Piatek ka njoftuar se ai do të veshë fanellën me numrin 9 të Milanit këtë sezon.

Piatek kishte veshur numrin 19 për Milanin pas transferimit të tij në janar për 35 milionë euro nga Genoa, me drejtorin e atëhershëm sportiv Leonardo, duke shpjeguar se Poli duhej ‘të fitonte’ numrin.

Megjithatë, 23-vjeçari zbuloi në Instagram Story se numri i tij i ri do të jetë 9, teksa zbuloi anën e prapme të fanellës së Milanit.

Ai gjithashtu konfirmoi fanellat e ‘Rossonerëve’ për sezonin e ardhshëm – të zezë në pjesën e përparme dhe një flamur italian në anën e pasme.

Milan e ka vuajtur numrin 9 që nga dalja në pension e Filippo Inzaghit në vitin 2012, me lojtarët si Fernando Alonso, Mattia Destro dhe Gonzalo Higuain që kanë veshur këtë fanellë por nuk kanë mbushur pritshmëritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...