Ramadani: Edhe para ndeshjes isha i kënaqur me një barazim me gola

Futboll

Ramadani: Edhe para ndeshjes isha i kënaqur me një barazim me gola

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:40
Trajneri i Niklit, Zekirija Ramadani

Feronikeli ka arritur një barazim të vlefshëm në Ulles ndaj skuadrës së TNS.

Edhe pse TNS ishte duke avancuar me dy gola deri në minutat e fundit të ndeshjes, skuadra nga Drenasi arriti të shënoj dy herë duke barazuar rezultatin.

Pas ndeshjes trajneri i Niklit, Zekirija Ramadani u shpreh tejet i lumtur me rezultatin e arritur, edhe pse sipas tij skuadra duhet të luaj më guximshëm qysh nga minuta e parë.

Image

“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Patjetër që jam i kënaqur me rezultatin por mendoj qe duhet te luajmë guximshëm nga sekonda e parë e ndeshjes, e jo kur te jemi ne disavantazh sidoqoftë treguam qe ekipi e din se çfarë dëshiron dhe para ndeshjes isha i kënaqur me një barazim me gola  por ne fund si erdhi ai barazim patjetër që jam shume i kënaqur me rezultatin”, tha fillimisht Ramadani.

Ai vazhdoi se këto ndeshje do ti shërbejnë shumë lojtarëve të tij, pasi ata do të fitojnë eksperiencë në lojërat ndërkombëtare.

Image

"Çdo ndeshje e aradhes është edhe më e mirë se vjen ajo lojë ose ajo filozofi e lojës që kemi ne dhe normal mungon eksperienca në këto gara ,por me këto ndeshje fitohet gjithçka. Mund te veçoj luftën me topat ne ajër që e kishte sulmi jone me mbrojtësit e TNS ku ne ishim fitimtar në shumicën e rasteve sidomos kah fundi i ndeshjes ku dhe erdhi barazimi”, vazhdoi ai.

Ramadani foli edhe për ndeshjen e kthimit, ku tha se Nikli pas rezultatit të arritur në Uells është favorit, por duhet të kemi shumë kujdes sepse do të përballen me një skuadër tejet të fortë.

“Padyshim që ky rezultat na favorizon neve por gjithmonë duhet të jemi te kujdesshëm se përballë kemi ekip qe ndëshkon çdo gabim. E rëndësishme do ishte të shënojë  në fillim të ndeshjes, në ndeshjen e kthimit dhe të jemi me të kujdesshëm në mbrojtje”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Feronikelit dhe TNS zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat