Pantina: Vushtrria i ka munguar Superligës 

Futboll

Pantina: Vushtrria i ka munguar Superligës 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:50
Pantina: Vushtrria i ka munguar Superligës 

Shumica e skuadrave të elitës hulumtojnë tregun me synime që të përforcohen në repartet ku kanë nevojë për edicionin e ri, disa prej edhe e ruajnë skeletin e futbollistëve të edicionit të kaluar. Vushtrria është rikthyer në elitë, përveç që ka emëruar kryetrajner të ri (e ka rikthyer) Bekim Shotanin, ka vazhduar kontrata edhe me disa nga futbollistët e edicionit të kaluar.

Qendërmbrojtësi Kujtim Pantina është i lumtur që e ka vazhduar kontratën edhe për një vit me klubin vushtrrias dhe pretendon që të janë sa më lartë në kreun e tabelës. Pantina vlerëson se Vushtrria ia ka shtuar hijeshinë elitës, kur kihet parasysh se janë prej skuadrave më me së shumti shikues si vendas, sidomos tifozët “Forca” njihet si tifozeri që i japin shkëlqim çdo ndeshje. 

Vushtrria është i kampion i ligës së parë me 72 pikë, duke lënë pas për 12 pikë Dukagjinin e Klinës dhe Besën e Pejës. Vushtrriasit janë duke i bërë të gjitha përgatitjet, që të jenë në nivelin më të mirë të mundshëm për edicionin e ri. Pantina tha se pret një kampionat me rivalitet, me cilësor. Ai ka treguar edhe arsyet se cilat ishin që e bindën për të vazhduar edhe për një vit me klubin, që i tërë qyteti jeton me sukseset e saja.     

“Bota sot”: E keni vazhduar kontratën me Vushtrrinë, çka iu bindi?
Kujtim Pantina:
Organizimi i mirë i kryesisë, ardhja e trajnerit Bekim Shotani, po ashtu klubi i fëmijërisë, ku jam rrit si lojtar, këto ishin arsyet. Po ashtu edhe kushtet e mira, kështu që vendosa të qëndroj edhe më tej. 

“Bota sot”: Cila është atmosfera në klub pas rikthimit në elitë?
Kujtim Pantina:
Atmosfera është shumë e mirë, pasi siç dihet Vushtrria i ka munguar Superligës po ashtu edhe tifozët më të mirë “Forca”.

“Bota sot”: A mendoni se Vushtrria do të jetë një kockë e fortë për ekipet tjera në ligë?
Kujtim Pantina:
Besoj se po, sepse dihet se në Vushtrri është një arenë më ndryshe, kryesia po mundohet ta krijoj një ekip konkurrent, kur dihet se në vitet e fundit Superliga është shumë e fortë. Besoj shumë në lojtarët që këtu kanë bartur barrën kryesore dhe me disa transfere që do të vijnë do të jemi arrë e fortë për secilin ekip.
“Bota sot”: Si e sheh elitën, më të fortë?
Kujtim Pantina
: Ekipe janë përforcuar shumë me lojtar nga jashtë Kosove, organizimi i mirë, të gjitha pothuajse kanë filluar me kohë me përforcime, kjo tregon se do të jetë sezon shumë i vështirë.
“Bota sot”: Çka i duhet më shumë Vushtrrisë?
Kujtim Pantina:
Normalisht se i duhet mbështetja e gjithë qytetit, sponsorët, ndërsa ne do ta japim më të mirën që t’i arrijmë objektiva e klubit, mesin e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat