Tifozët e Juventusit mirëpresin Higuainin

Futboll

Tifozët e Juventusit mirëpresin Higuainin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:52
Higuain

Sot Juventusi do të filloj trajnimet me trajnerin e ri Maurizio Sarri.

Në këto trajnime pritet të mos marrin pjesë lojtar si Ronaldo, Matuidi dhe lojtarë të tjerë të përfshirë me ekipet e tyre kombëtare deri para pak ditësh.

Ndërsa në mëngjesin e hershëm sot u paraqit edhe Gonzalo Higuain. El Pipita u përshendet nga shumë fansa të Juves.

Higuain u prit mjaftë mirë nga tifozët e mbledhur para selisë së Juves, duke i dhënë brohoritje dhe ndjesi pozitive 31 vjeçarit, që është në dyshim të qendrojë edhe për sezonin e ardhshëm tek Juve.

 “Qëndro me ne, mos shkoni”, ishin fjalët që tifozët e Juves i drejtuan në drejtim të argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat