Skandali në Austri, flet Salihi

Futboll

Skandali në Austri, flet Salihi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:57
Skandali në Austri, flet Salihi

Në Shqipëri, pak ditë më parë, FSHF dha ultimatum për licencimin e katër klubeve në Superiore se në rast mosplotësimi të kriterit financiar, rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kategorinë Superiore për sezonin në vazhdim. Mirëpo, shembulli se si ndodh diçka e tillë vjen nga një ish-lojtar i Superiores dhe ish-bomber i Kombëtares:

Hamdi Salihi, i cili e ka vuajtur një dënim të tillë, në skuadrën e fundit me të cilën ka luajtur si futbollist profesionist, shkruan panoramasport. Moslicencimi i një skuadre për të vazhduar në Ligën e Dytë austriake ka nxjerrë në pah problemet financiare dhe më tej edhe dokumentet që është dashur të nënshkruhen. Viener Nojshtad nuk është licencuar për sezonin 2019-2020 dhe federata austriake ka vendosur ta zbresë në Kategorinë e Tretë. Ky klub është dënuar pasi falsifikoi dokumentet për regjistrimin në kampionat dhe nuk paraqiti situatën reale të financave.

Viener Nojshtad kishte vonesa në shlyerjen e pagesave mujore ndaj skuadrës, futbollistëve dhe stafit teknik, por presidentja Putzenlehner kërkoi regjistrimin në sezonin e ri duke pretenduar se nuk ka asnjë problem financiar. Në mediat austriake është bërë me dije se ajo e ka bindur skuadrën që të mos e raportojnë situatën, pasi kështu mund të licencohej edhe në këtë edicion. 

Stafi dhe një përfaqësues i lojtarëve që në mediat austriake raportohet se ishte Hamdi Salihi, firmosën dokumentin duke fshehur të vërtetën edhe pse klubi ishte në krizë ekonomike. Licencimi për sezonin e ardhshëm do t’i siguronte Nojshtadit një bonus prej 200 mijë eurosh. Por një hetim i hollësishëm i federatës austriake zbuloi gjithçka, duke nxjerrë në pah mashtrimin, teksa u zbulua se klubi austriak ishte zhytur 250 mijë euro në borxhe.

Si pasojë e kësaj, Nojshtad u zbrit në Kategorinë e Tretë, ndërkohë që presidentja u dënua me 12 muaj pezullim, menaxheri Spritzendorfer me 9 muaj ndërsa drejtorët Kogelbauer dhe Puçeger me 6 muaj. Ndëshkimit nuk i shpëtoi as ish-futbollisti shkodran, Hamdi Salihi, i cili në sezonin e fundit ka qenë kapiteni i ekipit. Shkodrani u dënua me gjobë prej 2 mijë eurosh për përfshirjen në këtë çështje, raportohet në mediat austriake.

Lidhur me këtë ngjarje, është vetë Salihi që ka treguar për “Panorama Sport” gjithçka ka ndodhur. Salihi, jeni lakuar në një skandal në Austri.

Çfarë ka ndodhur?

Po, e pashë. Është bërë shumë e madhe sikur çfarë ka ndodhur. Por në fakt, ka ndodhur vetëm që klubi nuk është licencuar për sezonin e ri në Ligën e Dytë.

Si lidhet emri juaj me çfarë ka ndodhur?

Nuk lidhet emri im, pasi është një dokument që unë e kam firmosur, si të gjithë futbollistët e tjerë në Austri.

Për çfarë dokumenti bëhet fjalë?

Në Austri, kriter i federatës është një dokument standard që e firmosin futbollistët. Ai bën pyetjen: A ke arsye për t’u ankuar ndaj skuadrës? Gjë e cila nënkupton nëse ke çështje gjyqësore ndaj tij. Unë në fakt nuk kisha një të tillë dhe të gjithë ne, bashkë me shokët e ekipit, e kemi firmosur atë dokument që nuk kemi arsye që ta hapim gjyqin. Kaq kemi firmosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat