Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit

Futboll

Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:10
Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit

Youri Tielemans shndërrohet me të gjitha efektet futbollist i Leicester City-t në Premier League. Pasi shkëlqey me fanellën e “Dhelprave” gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, lojtari i datëlindjes 1997 u ble përfundimisht nga klubi anglez.

Futbollisti belg është transferuar zyrtarisht me titull përfundimtar nga Monaco te Leicester Citi për shumën 45 milionë euro, më e larta e paguar nga “Dhelprat” për një futbollist.

Brenda pak javësh Leicesteri bën dy goditjet më të shtrenjtat në histori. Para së të zyrtarizonte blerjen përfundimtare të Tielemans, klubi anglez, kishte siguruar sulmuesin spanjoll Ayoze Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat