Transferi i ri i Interit befason: Kam qenë tifoz i Barcelonës

Futboll

Transferi i ri i Interit befason: Kam qenë tifoz i Barcelonës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:32
Stefano Sensi

Stefano Sensi beson se ai mund të jetë ‘Xavi Hernandez i Interit’, ndërsa ka pranuar se ka qenë tifoz i Barcelonës më parë.

Stili i Sensit është krahasuar me ikonën e Barcelonës dhe 23-vjeçari është i gatshëm të injektojë disa ‘tiki taka’ në Interin e ri të Antonio Contes.

“Është ashtu siç e imagjinova”, i tha ai Gazzetta dello Sport.

“Po filloj një jetë të re, por është sikur unë kam qenë gjithmonë këtu. Idoli im gjithmonë ka qenë Xavi”.

“Ai është si një familje për mua: jam rritur duke shikuar ndeshjet e tij, mësova nga përformancat e tij”.

”Kam qenë tifoz i madh i Barcelonës, shpresoj të përballem me ta në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Sensi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat