Barcelona kërkon Lindelofin e Man Unitedit - Bota Sot
Barcelona kërkon Lindelofin e Man Unitedit

Futboll

Barcelona kërkon Lindelofin e Man Unitedit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:49
Lindelof

Pasi që Matthijs de Ligti tashmë pothuajse është zyrtarizuar në Juventus, dëshira e Barcelonës për ta gjetur një qendërmbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm i ka dërguar katalonasit në qytetin e Mançesterit.

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, raporton se kampioni spanjoll është i interesuar ta transferojë qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Victor Lindelofin, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi suedez e filloi me mjaft shumë vështirësi karrierën e tij në Old Trafford, pasi iu bashkua “Djajve të kuq” për 35 milionë euro nga Benfica, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2017.

Megjithatë, pasi Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer filloi t’ia besojë më shumë Lindelofit pozitën e trajnerit dhe në fund të sezonit të kaluar ai filloi ta shfaqë talentin e tij edhe në Premierligë.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona është e gatshme t’i filloj negociatat me Manchester Unitedin qysh këtë javë, përkundër që në të njëjtën kohë do të jetë duke u marrë edhe me procesin e transferimit të Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi dhe Neymarit nga Paris Saint-Germaini.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ta bindë Solskjaerin dhe drejtuesit e Manchester  Unitedit ta shesin Lindelofin. Këtë gjë e bëri të ditur edhe sot trajneri norvegjez, kur u pyet për aktivitetin në afatin kalimtar.

“Për aq sa e di unë, ne nuk kemi marrë oferta për asnjë lojtar. Ne jemi Manchester Unitedi, nuk kemi nevojë të shesim dhe të paguajmë më shumë. Duhet t’i kesh lojtarët e duhur për çmimin e duhur dhe nëse e shikon skuadrën tonë, kemi shumë lojtarë të mirë”, u shpreh Solskjaer. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...