Tre arsye njerëzore, zbulohet shkaqet pse Militao braktisi konferencën!

Futboll

Tre arsye njerëzore, zbulohet shkaqet pse Militao braktisi konferencën!

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:38
Eder Miliato

Dita më speciale e Eder Miliato u kthye në ferrin e tij. Mbrojtësi më i ri i Real Madridit la në gjysmë konferencën për shtyp, duke u larguar me dhimbje të forta koke dhe marrje mendsh. 

Mediat spanjolle kanë zbuluar menjëherë arsyet e këtij momentin të vështirë të 21-vjeçarit, duke theksuar se rrugëtimi i tij i gjatë nga Brazili në Spanjë, emocionet e prezantimit dhe fakti se nuk ka ngrënë gjatë gjithë ditës kanë ndikuar në shëndetin e tij.

Pas 15 pyetjesh mbrojtësi brazilian filloi të vendosë duart në kokë dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje dhe u detyruar të ndërpresë përfundimisht konferencën për shtyp. Në vështirësi është ndjerë edhe Alvaro Arbeloa, i cili ishte bashkë me lojtarin në tavolinën para medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat