E bujshme, Mandzukic pranë rikthimit te Bayern Mynih

Futboll

E bujshme, Mandzukic pranë rikthimit te Bayern Mynih

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:41
Mario Mandzukic

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic është pranë rikthimit te Bayern Mynih. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja gjermane “Bild”, që thotë se gjiganti kroat mund të veshë sërish fanellën e skuadrës kampione të Bundesligës.

Mandzukic ka luajtur edhe më parë me Bayern, në vitet 2012-2014, duke 48 gola në 88 ndeshje. Sulmuesi 33-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2021 me Juventusin, por duket se palët janë drejt divorcit.

Trajneri Sarri nuk e ka shumë në konsideratë sulmuesin, ndaj prej kohësh po përflitet një rikthim i tij në Bundesligë. Skuadra që është interesuar më shumë është Borussia Dortmund, por edhe Bayern duket se është gati të hyjë në garë.

Bayern është në kërkim të një sulmuesi pas largimeve të Ribery e Robben. Përpjekjet për të sjellë në Mynih mesfushorin Sane kanë dështuar deri më tani, ndaj Mandzukic do të ishte një alternativë efikase. Transferimi mund të mbyllet për 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat