Kjo mund të jetë më e reja për Xherdan Shaqirin

Futboll

Kjo mund të jetë më e reja për Xherdan Shaqirin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:31
Kjo mund të jetë më e reja për Xherdan Shaqirin

Lëndimi i fundit i Xherdan Shaqirit ka bërë që trajneri Jurgen Klopp të mendojë për të shpenzuar në afatin kalimtar veror.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp pritet ta bëjë një lëvizje të papritur për Adnan Januzajn.

Andaj, Januzaj pritet të jetë emri befasues që Klopp mund ta transferojë në “Anfield”, ka shkruar gazetar Russel Hughes, i cili është i afërt me kampionin aktual evropian dhe shpesh spekulon për transferet në këtë klub.

Dihet tashmë se trajneri gjerman luan tre sulmues, andaj Januzaj do t’i përshtatej mjaft mirë sistemit të lojës së Liverpoolit.

Derisa Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino janë të paprekshëm në formacionin bazë, Liverpooli mund ta mendojë edhe ardhjen e mesfushorit nga Istogu, Adnan Januzaj, transmeton Insporti nga shkrimi i Hughesit ne Rushthekop.

Momentalisht, Januzaj luan në Real Sociedad, ku është ndër futbollistët kryesor të skuadrës.

Ai e nisi karrierën si i ri te Manchester Unitedi ku bëri paraqitje mbresëlënëse, por me ardhjen e Louis van Gaal, aventura e tij në “Old Trafford” mori fund.

Te Sociedadi, Januzaj ka qenë i përfshirë në gjysmën e aksioneve të skuadrës që kanë përfunduar me gol edicionin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat