Balotelli drejt kthimit në Angli

Futboll

Balotelli drejt kthimit në Angli

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:39
Balotelli drejt kthimit në Angli

Futbollisti Mario Balotelli mbetet një nga personazhet më të komentuar dhe pasi i ka përfunduar kontrata në Francë me Olympique Marseillen, po kërkon për një tjetër aventurë.

Sulmuesi italian duket se nuk ka në plan të qëndrojë më në Francë dhe ka nisur të kërkojë një aventurë të re. Nga Premier League, kanë ardhur ofertat e para karshi Balotellit dhe duket se West Ham ka interes për të.

“Daily Mirror” raporton se klubi anglez i ka bërë me dije Balotellit se ka interes për shërbimet e tij dhe nëse ky i fundit pranon, atëherë mund të rikthehet në Premier League.

Kujtojmë që në të kaluarën, Balotelli ka qenë edhe pjesë e Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ndërkohë që në Francë provoi aventura te Nice dhe Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat