Liverpooli nuk heq dorë nga shqiptarët

Futboll

Liverpooli nuk heq dorë nga shqiptarët

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 19:13
Liverpooli nuk heq dorë nga shqiptarët

Pas fitimit të Ligës së Champions Leaguenë futboll, tek Liverpooli tani do mendojnë për përforcimet.  

Trajneri Jurgen Klopp, është në kërkim të një mesfushori dhe mesa duket atë e ka gjetur në kampionatin spanjoll.

Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, i cili sipas asaj që shkruan “Rush The Kop”, pëlqehet nga trajneri gjerman. Pas lajmeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga “The Reds”, një tjetër shqiptar mund ta marri vendin e tij.

Januzaj i cili aktivizohet tek Rel Sociedadi, ku së fundmi ka zhvilluar paraqitje të mira, që kanë tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha. Në rast se kjo ndodh atëherë për 24-vjeçarin, do të ishte një rikthim në Premier League, ku më parë ka luajtur për Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat